http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse Kuvendi Kombëtar i Pastrisë Demokratike kaloi, përfundimet dhe analizat e tij shtrojnë disa pyetje qe kërkojnë përgjigje. Nëse kryetari i kësaj force kërkoi falje publike per qeverisjen e tyre ne 8 vjet çka solli edhe humbjen sipas tij, atëherë çfarë donte te thoshte ish kryetari Berisha me fjalinë se ? mbështes Bashen ne ndjesën qe ai beri për ju?. Ne emisionin Bypass show kete mbrëmje kjo çështje do te analizohet gjerësisht duke shtruar pyetjen baze. Mbështetja qe i beri Berisha faljes se kryetarit te PD ishte tërheqje e tij nga çdo strukture e PD apo ishte heqje nga shpina e tij e cdo përgjegjësie si kryeministër prej 8 vitesh dhe ngarkimi I kësaj barre te rinjve? Java qe kaloi solli edhe disa dileme gati shekspiriane si psh ka bere apo jo burg Arben Ristani dhe kush do ta zëvendësoje Çiljetën ne Këshillin Kombëtar te PD. Emisioni i kësaj mbrëmje ne orën 20 do te sqaroje edhe se çfarë do te sjelle shembja e dy gishtave konceptuale ne Kavajë. Dërgimi I monumentit aty ku premtoi kryeministri Rama duket se mbetet nje nga premtimet e pambajtura te tij pasi me inertet qe mbeten vështire te behet me nje monument. Ndërkohë qe koncepti i nje ballkanasi ne këndvështrimin e nje te huaji shkrimtar gjen vend ne nje pjese te mire te kësaj puntate.