http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo e diele shënon afatin përfundimtar te aplikimeve pranë Presidentit te republikës, te kandidateve për guvernator te Bankës se Shqipërisë. Mësohet se janë mbi 30 aplikime nga eksperte te fushës, me shtesësi shqiptare, te cilët kane dorëzuar kërkesën e tyre , ne adresën online qe kreu i shtetit hapi per këtë proces. Duke i?u referuar kushtetutës, zgjedhja e guvernatorit është nje e drejte e Presidentit te Republikës, ndaj si e tille burime zyrtare te këtij institucioni i pohuan vizion plus, se brenda javes se ardhshme, kreu i shtetit do te përzgjedhë nje emër per t?ia dërguar parlamentit për miratim. Por ne këtë proces ka patur dhe nje diskutim te distance mes presidentit dhe kryeministrit. Mazhoranca kërkon qe guvernatori te jete shtetas i huaj, ndërsa kreu e shtetit e ka refuzuar këtë kërkesë. Zoti Nishani ka deklaruar publikisht se nuk do te përzgjedhë nje emër te huaj per te drejtuar Bankën Qendore, pasi sipas tij vete ligji i Bankes se Shqipërisë e thote shprehimisht qe anëtaret e bankës duhet te jene shtetas shqiptar. Këtë fakt zoti Nishani e ka evidentuar edhe ne kriteret qe ka vendosur teksa hapi dy jave me pare aplikimet. Tashme mbetet ne dore te presidentit dhe kryeministrit zgjidhja e kesaj situate, e cila ne se nuk konkretizohet me konsensus, rrezikon ta zvarrisë dekretimin e guvernatorit, pa limit. Paralelisht me këtë proces, qeveria është fazen e e përzgjedhjes se emrave qe aplikuan, per te plotësuar vendet vakant ne Këshillin Mbikëqyrës se bankës. sipas kryeministrit ishin mbi 150 aplikime.