Basha-Rama replika për aksionin e INUK-ut - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje, që prej kohësh kishin zënë hapësirat publike në kryeqytet i nisur disa javë më parë nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik kombëtarë, vijon të sjellë përplasje midis kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Duke marrë shkas nga shembjen e një lokali dy katesh pa leje në rrugën Mine Peza, i cili kishte përfshirë brenda edhe lapidarin kryeministri Rama nënvizon: ?Dy kate pa leje lokal qoftesh e bastesh mbi shesh e trotuar dhe megjithe lapidar brenda mu ne mes te Tiranës!? Postimi në Facebook i fotove të publikuara nga kryeministri Rama ka sjellë menjëherë edhe reagimin e kreut të opozitë Luzim Basha që i kundërpërgjigjët duke shkruar. ?Dykatëshi që ?zbuloi? sot ish-kryetari 11-vjeçar i bashkisë ka 12 vjet që qëndron aty. I lejoi 11 vjet të mbijnë në rrugë e trotuare përkundrejt tarifës korruptive?sot krekoset si gjeli majë plehut se po i prish?pa krijuar asnjë vend të ri pune, asnjë shpresë për të ardhmen. Vetëm mjerim, shkatërrim dhe propagandë bajat. Ndërkohë klientela e tij ndërton pa leje nga Velipoja në Ksamil?. Kryeministri Rama nuk është mjaftuar me kaq në një postim tjeter duke iu kundërpërgjigjur komentit të kreut të opozitës shkruan: ?Jam ne proces legalizimi thonë shpesh këta, por legalizohen shtëpitë e njerëzve jo mejhanet e ?te fortëve? neper rruge.

Free Traffic Exchange