KFW: Jo rritje për energjinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 15

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një nga bankat qe ka financuar më shumë Shqipërinë në sektorin energjetik, KFW është kundër ndryshimit të tarifave të çmimit të energjisë elektrike dhe kundër rritjes së këtij çmimi. Në një intervistë për Vizion Plus, drejtori i zyrës së KFW për Shqipërinë, Rene Eschemann, thotë që kompania e shpërndarjes së energjisë nuk duhet të kërkojë vetëm rritje të çmimeve të energjisë te konsumatori por fillimisht të bëjë të paguajnë faturën ata që vjedhin energjinë. Ne po punojmë në rregullimin e linjave të transmetimit të lartë në Shqipëri. Sigurisht investimet duhet të financohen, por ajo që unë mund të them është që duhet të mbështesim të gjithë. Kjo do të thotë që kompania e shpërndarjes duhet të rrisë arkëtimet dhe treguesit e saj. Nuk duhet vetëm të rritë çmimet por të bëjë këdo që të paguajë faturën dhe në të njëjtën kohë ne jemi të gatshëm të ndihmojmë kompaninë me financime që të rritë shërbimin e saj te konsumatori. Rene Eschemann thotë se KFW momentalisht është në bisedime me qeverinë shqiptare për të parë mundësinë e mbështetjes në linja të reja transmetimi të cilat do të rritin performancën e kompanisë OSHEE dhe do të reduktojnë humbjet. Duhet të përballemi me situatën dhe të ftojmë investitorët privatë në këtë sektor, pavarësisht se eksperienca në Shqipëri ka treguar se fatkeqësisht ata nuk kanë qenë të suksesshëm. Tashmë është shteti përgjejgës për kompaninë e shpërndarjes dhe mbetet për tu parë se si do të reformohet dhe çfarë do të bëhet me të .Ne jemi duke financuar në linjat e transmetimit të lartë, po ndihmojmë në po ndërtojmë atë të Malit të Zi, Kosovës dhe po planfikojmë financimin edhe të njërës në Maqedoni. Dhe jemi në bisedime me qeverinë se si mund të mbështesim me financime edhe sektorin e shpërndarjes, ku sigurisht nevojiten shumë para dhe investime. Banka Gjermane për zhvillim deri tani ka dhënë kredi të buta për Shqipërinë afro 300 milion euro. Megjithatë situata e sektorit energjetik në Shqipëri mbetet një gropë e madhe, ku borxhet zinxhir mes KESH-it, OST-së, kompanisë së shpërndarjes dhe hec-eve të vogla kapin shifrën e 680 milion eurove. Në dhjetor të këtij viti, Enti Rregullator do të miratojë edhe çmimet e reja të energjisë dhe ende nuk dihet ende nëse tarifat për konsumatorin fundor do të rriten apo jo.