Biletat e avionit, pa tender - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria kërkon ta kryeje pa tender publik blerjen e biletave te udhëtimit për transportin ndërkombëtar, për një sere institucionesh. Ndonëse ne Kuvend është paraqitur një nisme e disa deputeteve për te konkretizuar këtë projekt, duket se qeveria e ka lëne pezull, me qellim rishikimin total te ligjit te prokurimeve.Te drejtën për te blere bileta pa tender ishte parashikuar ta kishte institucioni i Presidencës, Kryeministrisë, Kuvendit, Ministrisë se Jashtme si dhe Ministrisë se Integrimit. Por burime nga qeveria thonë se lista e institucioneve do te jete edhe me gjere. Ne relacionin përkatës argumentohen shkaqet se pse kërkohet përjashtimi nga prokurimi. Sipas deputeteve, është e pamundur qe te planifikohen udhëtimet gjate nje viti kalendarik, pasi shume prej tyre dalin edhe jashtë parashikimit, si dhe për arsye te ndryshme deputet nuk kane konfirmuar ne kohe pjesëmarrjen apo anulimin e udhëtimit. Për me tepër ne jo te gjitha rastet agjencitë ofrojnë linjat dhe ofertat me korrekte dhe efikase për udhëtimin e zyrtareve. Ndaj argumentojnë deputetet, kryerja ne kohe dhe me efikasitet e procesit te prokurimi ka hasur ne vështirësi te mëdha. Për deputet nismëtar, ky ndryshim i ligjit për prokurimin publik nuk pritet te ketë efekte financiare ne buxhet, por e kundërta, ajo do te ndikoje ne miradministrim e parave publike.