Shkarkimi i Çefës nga KLD-ja - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni hetimor për anëtaret e Këshillit te Drejtësisë ka vendosur t?i kërkoje informacion Prokurorisë ne lidhje me punën e numrit 2 te KLD Elvis Çefa ne vitet 2011 - 2012 kur drejtonte Agjencinë e kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Ka qene socialisti Taulant Balla i cili ka kërkuar te përfshihet ne planin e hetimit edhe nje letër e zëvendës drejtorit te policisë Agron Kuliçaj drejtuar Ministrit te Brendshëm te asaj kohe Bujar Nishani, per disa raste korruptive te Elvis Çefes ne krye te agjencisë se pronave. Sipas Balles, zgjerimi i fushës se hetimit ka ndodhur edhe me herët e është zbatuar nga e djathta kur ishte ne pushtet me Komisionin Hetimor per shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga posti i nënkryetarit te KLD. Por përfaqësuesi i LSI Spartak Braho ka rrezuar kërkesën e Balles per zgjerimin e objektit te hetimit, duke propozuar qe komisioni te kërkoje fillimisht informacion nga Prokuroria nëse ka nisur apo jo hetimet ndaj Çefes. Ndërkohë kreu i Komisionit i ka kthyer përgjigje edhe akuzave se procedura e hetimit te 2 anëtareve te KLD është antikushtetuese. Ne këtë mbledhje te dyte, Komisioni Hetimor ka administruar dokumentacionin e ardhur nga Këshilli i Larte i Drejtësisë, ndërkohë qe serish mazhoranca i ka bere apel opozitës te kthehet ne kuvend e te behet pjese e komisionit.

Free Traffic Exchange