Gramsh, “rilindja” e qytetit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qendër të rikonstruktuar, dy lulishte të reja dhe rehabilitim të të gjitha godinave të vjetra. Janë këto disa nga investimet që qeveria ka ndërmarrë për qytetin e Gramshit. Gjatë inspektimeve për zbatimin e projekteve në kuadër të Rilindjes së qyteteve, të nisura edhe në Gramsh, kryeministri Edi Rama u ka thënë banorëve se ky është vetëm fillimi për qytetin e tyre. Për kreun e qeverisë, me ndarjen e re territoriale Gramshi nuk do të jetë më bashkia e mbyllur në një unazë të vogël por një njësi me potenciale të mëdha në bujqësi dhe turizëm. Gjatë kthimit nga Gramshi kryeministri është ndalur edhe në Elbasan për të parë punimet e fundit në stadiumin Arena përpara ndeshjes së 11 tetorit. Një stadium modern që sipas kryeministrit do të shërbejë edhe për lojërat Olimpike. Pas ndeshjes me Danimarkën në stadiumin ?Elbasan Arena? do të nisë puna për shtrimin e pistës së parë me tartan, që Elbasani të presë ekipe kombëtare, rajonale por edhe ndërkombëtare.