http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tryeza e se hënës e thirrur nga presidenti Bujar Nishani për reformën ne drejtësi është i pari takim pas bojkotit te opozitës qe bën bashke kryeministrin Rama, kreun e kuvendit meta dhe liderin e opozitës Basha. ish-ministri i drejtësisë Eduard Halimi ka komunikuar me mediat për te konfirmuar se opozita do te jete pjese e mbledhjes edhe me propozime konkrete. Këto janë çështje shumë të rëndësishme në të cilat duhet të ecë reforma në drejtësi dhe opozita gjykon se formati i tryezës së thirrur nga Presidenti plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Europian dhe nga parterët ndërkombëtarë, për një reformë në drejtësi e cila të jetë gjithëpërfshirëse, konsensuale dhe të garantojë kornizën europiane në të cilën duhet të ecë reforma. Por demokratet nuk kane ne plan te ndërpresin bojkotin per reformën ne drejtësi, e ne këtë këndvështrim kërkojnë qe edhe pas takimit te thirrur nga presidenti reforma te vazhdoje te diskutohet ne tryeza e jo ne parlamentHalimi: Ne gjykojmë që reforma në drejtësi duhet të bëhet në tryeza publike me gjitheperfshirje. Ajo që do të diskutohet është hartimi i një dokumenti strategjik. Ju nuk keni parë ndonjë dokument strategjik të qeverisë, ka kaluar një vit. Ju nuk keni një dokument strategjik të qeverisë për reformën në drejtësi. E vetmja strategji që paraqet kryeministri me paketën e verës, ishte, të heqim anëtarët e KLD-së, t?i zëvendësoj me njerëzit e mi, për t?u rilindur, për t?u rikthyer në modelin e vitit 2005. Ju kujtohet, në drejtimin e të gjithë gjykatave ishin ministrat e drejtësisë, zv/ministrat e drejtësisë, anëtarë të gjykatave të larta dhe të gjykatave kushtetuese, ishin deputetë të Partisë Socialiste. Sipas Partisë Demokratike palët duhet te bien me pare dakord rreth një dokumenti strategjik se ku do te shtrihet reforma ne drejtësi, e me pas te ngrihet nje strukture parlamentare qe do te punoje per këtë; qe do te thotë se procesi i arritjes se konsensusit qofte edhe per nisjen e reformës ne drejtësi do te jete i gjate e i vështire.