Rama-Basha, debat për prishjen e Obeliskut - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rrjetet sociale janë tashme platformat e vetme ku ndodh përballja mes liderit te mazhorances Rama dhe rivalit te tij politik Lulzim Basha. Te dy figurat kryesore te skenës politike kane debatuar ne rrjetin social Facebook ne lidhje me prishjen e monumentit te 2 gishtave ne Kavaje. Ne nje postim ne Facebook, kryeministri Rama ironizon pasionin e PD per te njehsuar historinë me ngrehinat absurde.?Duke parë partinë e lindur nga lëvizja studentore e vitit ?90, të katandisur në një tufë deputetësh mbi shkallaren e zbrazur të ?obeliskut? të kavajës, mu kujtua një tufë sigurimsash të mbledhur tek shkallarja e zbrazët e monumentit të enverit, fill pas rrëzimit të tij. Këta të sotmit me dy gishta ata të atëhershmit me grusht. Këta firmato e në televizor me ngjyra ata prej teritali e në foto bardhezi. Por të dyja palët, sivëllezër të barkut të njëjtë të kulturës totalitare të ngritur në piedestalin e reaksionit antiestetik?.Një ore pas këtij postimi, kryetari i PD ka akuzuar shefin e ekzekutivit se di vetëm te shkatërroje, ndërsa ka harruar te mbaje premtime per te cilat erdhi ne pushtet.?Shkatërrim, urrejtje, përbaltje! Kaq di vajmedeti që shtyn ditët duke pështyrë mllefe dhe duke trashur zullumin.Ku jemi pyesin shqiptarët? Ku është shëndetësia falas, ulja e cmimit të energjisë, ulja e cmimit të mallrave të shportës, legalizimet falas, 300 mijë vendet e punës! Nuk ka vende të reja pune. Asnjë për be! Jetesa cdo ditë e më e vështirë?.Prishja e Obeliskut te Demokracisë ne Kavaje ka ngjallur reagimin e ashpër te partisë demokratike, e cila prej ditësh po organizon protesta ne sheshin kryesor te qytetit.