“Shqiptarët, punojnë shumë e jetojnë pak” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne një liste me 96 shtete Shqipëria renditet ne vendin e 53-te për cilësinë e jetesës se personave mbi 60 vjeç. Raporti tregon se ne Shqipëri edhe te moshuarit punojnë, megjithëse 77 % e kësaj grupmoshe merr pension. Raporti i publikuar ne diten ndërkombëtare te moshës se trete, tregon se Shqipëria ka një normë të lartë të punësimit të tyre në rajon me që përllogaritet në 57.7%. Por kushtet e cilësia e jetesës duket se bëjnë qe te renditemi te poshtë mesatares se jetegjatesise normale. Ne këtë dokument vendi ynë renditet në radhët e shteteve me qëndrueshmëri psikologjike. Evidentohet fakti se të moshuarit në Shqipëri janë ndërgjegjësuar në lidhje me çështjet e shëndetit mendor. Mirëqenia e të moshuarve në vendin tonë është më e lartë se vendet e tjera të rajonit, si Mali i Zi që është pozicionuar në vendin e 68, Greqia në të 73 dhe Serbia në të 78. Ndërkohë vendi me nivelin më të mirë për jetesën e të moshuarve është Norvegjia e ndjekur nga Suedia, Zvicra, Kanadaja dhe Gjermania. Në këtë dokument bëhet vlerësimi sa i takon sigurisë së të ardhurave, shëndetit fizik dhe mendor dhe mjedisit.