Një ditë për të moshuarit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ata janë si një familje e madhe. Disa kane kohe qe janë bere pjese e shtëpisë se te moshuarve, disa te tjerë janë pak me te rinj. Ne situata te ndryshme familjare a sociale, këta te moshuar i janë drejtuar kësaj rezidence për te kaluar vitet e mbetura. Halil Islamukaj është 67-vjeçari i cili për fatin e tij te keq para 4 vitesh e pa veten te vetmuar. I braktisur nga fëmijët e tij, ai la Bajram Currin dhe iu drejtua shtëpisë se te moshuarve. Secili prej 51 te moshuarve qe strehon një shtëpi, ka një histori te ngjashme për te treguar. Ndërsa Monika Noka, arsimtarja 71-vjeçare e cila është një prej me te rejave, ardhur ne rezidencën e te moshuarve tregon me nostalgji momentet kur ish-nxënësit e saj e vizitojnë. Dita ndërkombëtare e te moshuarve është nje dite e veçante për personat e moshës se trete ne te gjithë boten, ndaj dhe stafi ka organizuar një aktivitet, me te ftuar special. Shqipëria njihet si nje nga vendet me moshe relativisht te re. Por kjo dite i kujton te gjithëve se kujdesi ndaj kësaj moshe duhet te jete i vazhdueshëm.