http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidentja Atifete Jahjaga po shihet nga palët si rruga per zgjidhjen e ngërçit insituticional ne Kosove. Kryetarja e shtetit priti sot paradite partitë e pakicave jo serbe, pas takimeve qe pati pasditen e djeshme me forcat kryesore politike dhe ato te pakicës serbe. Megjithatë, presidenca e Kosovës është shprehur se Jahjaga ka vetëm rol këshillimor dhe se zgjidhja duhet te vije sipas kornizës kushtetuese. Pritet qe presidentja te prese serish ne nje tryeze lideret politike. Ndërkaq, blloku i partive opozitare dhe lëvizje Vetëvendosje u takuan serish sot, dy dite para seances konstituive. Edhe kryesia e Partisë Demokratike e Kosovës mbajti nje takim. Palet jane te palëkundura ne qendrimet e tyre. PDK do te kandidoje serish Arsim Bajramin, por nuk gëzon shumicën e nevojshme. Ndërsa koalicioni i partive opozitare kerkon, qe te kete te drejtën te votohet edhe nje kandidature e tyre.