http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Oferta e kryeministrit Rama për bashkëpunim me opozitën dhe rikthimin e saj ne Kuvend, nuk ka marre ende nje përgjigje nga selia blu. Nje dite pas tryezës se dialogut te nivelit te larte shqiperi - BE, pas ofertes se rames dhe apelit te komisionerit Fyle, ministrja e integrimit Gjosha dhe ish-ministrja Bregu, kane përsëritur deklaratat e njohura se integrimi kërkon konsensus pa lëvizur aspak nga pozicioni i njohur i palëve. Një dite me pare kryeministri Rama u tregua i gatshëm te plotësoje kërkesat e opozitës per komisionet hetimore dhe te adresoje problemin e kriminalizimit te administratës por, ende nga opozita nuk ka asnjë reagim. Nga ana tjetër, gjate fjalës se tij, eurokomisioneri Stefan Fyle tha se bojkoti i Kuvendit nuk është nje sjellje europiane, duke apeluar per bashkëpunim dhe debat politik ne Kuvend.