Tiranë, INUK aksion në dy rrugë kryesore - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vijuar sërish me prishjen e objekteve pa leje në Tiranë. Këtë herë aksioni i policisë është përqendruar në rrugën e Durrësit dhe tek zona e Bërrylit, ku janë prishur një sërë baresh dhe godinash që kishin zënë hapësirat publike. Gjate aksionit nuk ka patur kundërshtime. Madje pronaret e shtesave ne rrugën e Durrësit, kane bere vete heqjen e materialeve te vlefshme. Sipas njoftimit të INUK, prishja e objekteve të paligjshme do të vijojë në të gjithë territorin, deri në lirimin e plotë të hapësirave publike. Vetëm ne kryeqytet janë ne plan per t?u rrafshuar rreth 600 ndërtime. Ne kete aksion te INUK nuk është përfshire Inspektorati Urbanistik i Bashkisë se Tiranës. E pyetur per këtë fakt, bashkia pranon se nuk është bere pjese e aksionit, por nuk sqaron arsyet. Sipas bashkisë, Rama po prish ato objekte qe i lejoi vete te ngriheshin kur ishte kryetar bashkie.