http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Baritoni shqiptar Gezim Myshketa ka korrur nje tjetër sukses ne skenën operistike te vendit fqinj, Itali. Mediat kryesore atje, si gazetat Corriere della Sera, Republicca, Sole 24 Ore por edhe kanali publik Rai i kane bere jehone prodhimit te ri te operës ?Don Xhovani? me muzikën e Moxartit. Vepra mban firmën e gjeniut te regjisë skenike, anglezit Sir Graham Vick. Ai konsiderohet prej dekadash si nje nga protagonistitet kryesor te regjisë provokative dhe duket se këtë e ka bere edhe me Don Zhuanin, te cilin e ka zhveshur totalisht nga koncepti tradicional. Por, kritika italiane ka konsideruar protagonist absolut artistin shqiptar, i cili sipas medias mishëroi interpretimin me modern qe i eshte bere ndonjëherë Don Zhuanit. Myshketa ne këtë vepër është një miksim i mafiozit, kokainomanit dhe gllabëruesit te femrave. Don Xhovani, do te jete ne turne ne qytetet kryesore te Italise se Veriut me 15 shfaqe deri ne muajin dhjetor, ndërkohë qe ky fundvit e rikthen baritonin Gezim Myshketa ne skenën e Teatrin te Operës dhe Baletit ne Tirane ku pritet te këtë nje bashkëpunimin me sopranon e suksesshme Ermonela Jaho.