Eurokomisioneri Fyle, kundër bojkotit të PD-së - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tryeza e dialogut te nivelit te larte është i pari takim mes maxhorancës dhe opozitës qe prej nisjes se bojkotit ne mes te muajit te korrik; dhe i gjithe diskutimi i këtij raundi te 4 bisedimesh mes komisionit evropian dhe klasës politike shqiptare u fokusua te bojkoti i parlamentit. Stefan fyle ne daljen e fundit si komisioner për zgjerimin ne krah te kryeministrit Edi Rama , theksoi se dalja nga parlamenti nuk eshte sjellje politike evropiane. Unë kam dëgjuar dhe jo per te paren here apo per te fundit shqetësimet e opozitës dhe une e kam bere te qarte qe te dalësh nga parlamenti e te sillet beteja politike ne rruget e vendit, kjo nuk është mënyrë evropiane dhe kjo nuk ndihmon vendin ne ambiciet per integrim. Gjate diskutimeve te sotme une i kam bere thirrje qeverise dhe opozitës ta përdorin këtë dritare qe opozita te kthehet ne parlament dhe qeveria te marre masa qe opozita te këtë hapësirat te beje punën e saj. Rendësine e kthimit te opozitës ne Kuvend e theksoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh i gatshëm per te plotësuar çdo kërkese te Partisë Demokratike. Opozita e braktisi parlamentin me pretekstin e dhunues, si asnjëherë me pare jo vetëm qe ne e dënuan moralisht këtë akt por ai u ndëshkua edhe administrativisht nga kuvendi dhe sot ata jane nen akuze penale e do dalin ne gjyq, ne e kemi inkurajuar drejtësinë dhe distancohemi hapur ndaj çdo veprimi qe bie ndesh me etiken e bashkëjetesës ne kuvendin e Shqipërisë, ne do shkojmë me tej dhe ne dokumentin e rishikuar te rregullave te funksionimit te grupit do te kete sanksione te panjohura me pare për çdo sjellje te kësaj natyre deri ne përjashtimin nga grupi i PS. Rama ka premtuar se do te plotësoje disa prej kërkesave kryesore te opozitës qe ne seancën e se enjtes nëse demokratet kthehen ne Kuvend. Betohen se nuk kthehen pa marrëveshje dhe jemi gaqti te dëgjojmë çdo kërkese, qe ditën e enjte jemi gati te votojmë çdo kërkese te PD për komision hetimor. Kriminalizimi i administratës, ne kemi kërkuar dëshmi penaliteti , jemi gati te ulemi pa shkelur te drejtat e njeriut dhe ata e dine se kane njerezs qe kane qene ne burg e qe uen ne tryezën e dialogut te nivelit te larte. Kjo është tryeza e fundit e dialogut te nivelit te larte per Stefan Fylen moment qe u shfrytëzua nga kryeministri Edi Rama për te vlerësuar kontributin e tij ne ndihme te integrimit te Shqipërisë ne BE.

Free Traffic Exchange