Rritet numri i te punësuarve në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kthimi gjatë kësaj periudhe i qytetit të Korçës në një kantier ndërtimi ka shtuar ndjeshëm numrin e të punësuarve. Vetëm ditët e fundit janë punësuar 300 persona. Kjo falë projekteve të bashkisë për ndërtimin e shesheve kryesore dhe pothuajse të të gjitha rrugëve të qytetit juglindor. Më shumë se kushdo këtij fakti i gëzohen ata të cilët prej shumë kohësh kanë vuajtur papunësinë. Pritet që me projektet e reja deri në fund të vitit të ketë të tjerë të punësuar. Zbatimi i këtyre projekteve ka nisur që prej një muaji dhe pritet të përfundojnë në fund të vitit të ardhshëm. Për realizimin e tyre qeveria dhe bashkia e Korçës kanë vënë në dispozicion një fond prej më shumë se 20 milionë dollarësh.