Kalimi në universitet shtetëror - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 11

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndjekja e një Universiteti privat me probleme e me pas mbyllja e tij, i rrezikon humbjen e disa viteve shkolle. Blerta nga Shkodra, ish-studente e mjekësisë ne universitetin ?Vitrina? sot ka aplikuar per te transferuar studimet ne fakultetin publik te mjekësisë. Por pas dorëzimit te dosjes mësoi se vetëm 40% e lendeve i njihen nga fakulteti publik, çka do te thotë se ajo do te kthehet 1 deri 2 vite pas. Dekania e fakultetit te Mjekësisë Mira Rrakacolli tregon se studentet e universiteteve private nuk kane kryer lendet klinike dhe as praktiken mësimorë pranë pacienteve. Ndaj te gjithë studenteve te ardhur nga universitete e mbyllura do t?u digjen 1 deri 2 vite shkolle. Ne universitetet publike ka nisur dorëzimi i dosjeve nga studentet qe duan te transferojnë studimet dhe afati i pranimit te tyre përfundon ne 3 tetor. Por mes këtyre studenteve ka dhe nga ata qe do tu duhet ta nisin shkollën nga e para pasi dega kur ata kane ndjekur studimet ne privat ka qene e palicencuar. Te gjitha këto do te shqyrtohen rast pas rasti nga universitetet pritëse dhe pas shpalljes se kuotave nga Ministria e Arsimit.

Free Traffic Exchange