Vizita e fundit e fyles në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne vizitën e fundit ne Tirane si Komisioner për zgjerimin, Stefan Fyle ka zhvilluar takime me krerët me larte te shtetit e përfaqësues te klasës politike. Arritjet e Shqipërisë gjate kohës qe fyle ishte ne krye te procesit te zgjerimit te be, por edhe sfidat e Shqipërisë për te hapur negociatat kane qene ne qendër te takimit mes kryeministrin Edi Rama. Ndërkohë qe gjate takimit me kreun e kuvendit meta, komisionari për Zgjerimin theksoi se se përgjegjësitë e reja të Shqipërisë me marrjen e statusit të vendit kandidate në BE kërkojnë më tepër pjekuri politike nga të gjitha palët në Parlament dhe një përshpejtim të agjendës së reformave kyçe. Ndërkohë qe lideri i opozitës Lulzim Basha i përcolli komisionarit Fyle shqetësimet per sjelljen e qeverise dhe arsyet pse demokratet qëndrojnë jashtë Kuvendit. Si mund të flitet për një vend që avancon drejt standardeve europiane kur qeveria përdor dhunë për t?i mbyllur gojën opozitës, që shkel vendimet e Gjykatës Kushtetuese siç shkel liritë e qytetarëve përditë. Ne si opozitarë jemi të vendosur për Integrimin, e dëshmojmë me pjesëmarrjen sot në dialogun e nivelit të lartë. Komisioni hetimor do të kapë KLD, siç janë 3 ligje të KLD të cilat përkundrejt kërkesave ndërkombëtare shkuan në parlament, u votuan dhe rivotuan. Kjo është një situatë jashtëzakonisht e rëndë. Si mund të mbyllësh sytë para kësaj. Është bashkëfajësi në Shtyrjen e Shqipërisë drejt destabilitetit dhe krizës politike. Tashme qe reforma ne drejtësi do te jete nje kriter kyç per hapjen e negociatave, Basha ka theksuar se kjo reforme duhet te jete gjithëpërfshirëse dhe transparente

Free Traffic Exchange