http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shume qytetare te cilët e konsiderojnë veten te shëndetshëm, mund te goditen befasisht nga sëmundjet e zemrës, per te cilat shpesh tregohen neglizhence. Kryerja e matjeve te tensionit, glukozës e kolesterolit ne gjak, janë elemente qe tregojnë nëse rezulton nje person me risk për sëmundjet kardiovaskulare. Një analize e tille behet shkak qe te shpëtohet jeta. Edhe ministri Beqaj ka takuar mjeke te repartit te Hemodinamikes per t?i paraprirë ditës botërore te sëmundjeve te zemrës. Ne prioritetet e Ministrisë se Shendetsise do te jene 2 sëmundje qe përbejnë rrisk te larte për qytetaret. Nëse deri para pak ditësh orari i analizave per pacientet qe vuajnë nga sëmundjet kardiologjie ishte nga ora 8 deri ne 2, tani ai do te shtrihet gjate te gjithë 8 orareshit te pare te ditës. Kjo per t?i ardhur ne ndihme pacienteve e per te shmangur oret e gjata te pritjes.