OSHEE, aksion në periferi të Kryeqytetit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ulja e numrit te lidhjeve te paligjshme si dhe rritja e arkëtimeve te energjisë është sfida kryesore e operatorit te shpërndarjes, pasi ato ndikojnë direkt ne kosto, e për rrjedhoje edhe ne çmimin qe paguan konsumatori. Vetëm gjate kësaj fundjave janë prere 612 lidhje te parregullta te abonentëve familjare dhe private ne rajonin e Tiranës kryesisht ne fshatrat dhe zonat e periferisë. Ne vijim te masave te marra per kontrollin dhe ndërprerjen e energjisë elektrike per te gjithë debitorët familjare dhe subjektet private se bashku me Njësinë Nr.3 jemi duke vazhduar aksionin ne Zonën e Vorës. Vetëm gjate kësaj jave ne te gjithe rajonin e Tiranës, ne vijim te detyrave te lëna nga Task Force janë kryer kontrolle dhe ndërprerje te energjisë elektrike ne rreth 1000 subjekte private dhe 5000 abonentë familjare, si dhe janë shkëputur lidhjet e paligjshme ne rrjet per rreth 30 individë per te cilët është bere dhe kallëzimi përkatës ne Prokurori. Dëshiroj te informoj opinionin publik se ne ditet dhe javët ne vazhdim Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike ne bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë do te intensifikoje kontrollet dhe ndëshkimet per te gjithë abuzuesit dhe debitorët. Shteti humb afro 200 milion dollarë ne vit si pasoje e vjedhjes se energjisë si dhe mos pagesave. kjo shume duhet se do te jete pjese e reflektimit ne kosto, çka është paralajmëruar për nje ndryshim te çmimit e energjisë ne fillim e vitit 2015. qeveria ka premtuar se ne çdo rast, shtresat ne nevoje do te mbrohen duke subvencionuar çmimin shtese te energjisë.