http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Erjon Braçe kryetar i Komisionit te Ekonomisë i kthehet debatit për Bankën e Shqipërisë. Sapo ka përfunduar dita e pare e kuvendit te Partisë Demokratike, Braçe ka denoncuar faktin se pjese e kandidateve për anëtarë te Këshillit Kombëtar te PD-se është edhe Petraq Milo i cili aktualisht është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës ne Bankën e Shqipërisë. Sipas Braçes, kandidimi ne ketë rast shkel ligjin dhe kushtetuten pasi cenohet direkt pavarësia e Bankës së Shqipërisë. Për të argumentuar këtë fakt Braçe citon nenin 47 të ligjit mbi bankën. 1. Çdo anëtar i këshillit mbikëqyrës, duke përfshirë guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët pezullohet nga detyra nga këshilli i ministrave dhe shkarkohet nga kuvendi, në qoftë se ai ose ajo:D) gjatë ushtrimit të detyrës, në mënyrë aktive merr pjesë në veprimtari politike.Gjithashtu Braçe denoncon si skandal, intervistën e dhënë nga Presidenti Bujar Nishani në Zërin e Amerikës, ku kreu i shtetit deklaronte se ai mund të zgjedhe Guvernatorin dhe ky i fundit do të bëhej automatikisht anëtar i Këshillit MbikëqyrësSipas Braçes ligji është i qartë. Këshilli Mbikëqyrës ka 9 anëtarë: 5 te propozuar nga kuvendi, 3 nga qeveria, 1 nga vete këshilli mbikëqyrës: te gjithë bashke bëjnë 9-te.Pra ne asnjë nen te ligjit nuk thuhet se presidenti propozon një anëtar te Këshillit Mbikëqyrës apo i imponon Kuvendit, qeverise, këshillit Mbikëqyrës një anëtar te propozuar nga ai; nëse ndodh atëherë Presidenti e ben këshillin ne mënyre te paligjshme me 10 anëtarë!!