Maria Karleta murgesha që përloti Papën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka qene nje nga momentet qe as ajo vete nuk e kishte imagjinuar se do te mund ta përjetonte. Murgesha qe përloti Atin e Shenjte ne fjalën e mbajtur ne katedralen e Shen Palit. Motër Maria Karleta, pati fatin qe me 21 shtator te takohej personalisht me Papa Françeskun gjate vizitës se tij ne Tirane për te dëshmuar para tij vuajtjet dhe torturat qe ka përjetuar vete ajo gjate regjimit komunist. Motër Maria Karleta shërben ne fshatin Pistull te Shkodrës, zonë e kjo e njohur si e paqme, ku nuk ka prekur fenomeni i gjakmarrjes, madje ku banorët mburren se dhe në vitin 1997 nuk u shënua asnjë incident. Ne Pistull e njohin te gjithë, per misionin e saj ne shërbim te fesë dhe te njerëzve. Banoret mund të tregojnë dhjetëra histori ku Moter Maria ka qene pranë banoreve, ne raste nevoje. Motër Maria Karleta, i mallëngjeu te gjithë, gjate tregimit te vuajtjeve te saj, te nje kalvari vuajtjesh sistematike te regjimit komunist. Maria Karleta tentoi te përçojë mesazhin se besimi ne Shqipëri është një histori ndryshe, ku dominon sakrifica.