http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht dëshirës se prindërve per nje diplome universitare, ky 17- vjeçar nga Elbasani beri nje tjetër zgjedhje. Mes gjimnazit qe e orientonte drejt universitetit dhe shkollës profesionale, ai zgjodhi këtë te fundit. Prej tre vjetësh Geraldi është nxënës ne degën e elektroteknikes ne shkollën ?Gjergji Canco? ne Tirane. I kënaqur me zgjedhjen, ai tregon se fale zanatit te marre tashme nuk vuan papunësinë, madje me mbarimin e shkollës synon te ngrejë biznesin e tij. Mësues te shkollave profesionale iu rekomandojnë prindërve qe fëmijët t?i orientojnë drejt zanateve te se ardhmes. 60% e nxënësve te shkollave profesionale sigurojne pune qe ne vitin e pare pas diplomimit. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinise Erjon Veliaj gjate vizites ne shkollën e teknlogjisë së informacionit vlerësoi zgjedhjen e nxënësve qe sipas tij kane shanse jo vetëm per kualifikim por dhe punësim. Edhe ne shkollën profesionale te IT-se ?Gjergji Canco? kete vit është dyfishuar numri i kërkesave per degët e elektronikes. Madje per shkak te fluksit te madh u aplikua mesatarja mbi noten 8 per përzgjedhjen e nxënësve. Per here te pare 30% te programit mësimor qe i përket praktikes se punës, nxënësit do ta kryejnë prane bizneseve.