Bumçi: Detyrat e “Kuvendit të Demokratëve” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
e fundjavë 7500 demokrate do te votojnë per te zgjedhur ekipin Basha ne kupolën drejtuese te Partisë Demokratike. Per nje parti e cila nuk i ka zgjedhur nënkryetaret e sekretaret qe prej prillit te 2005, e qe per nje vit me radhe nuk ka mbledhur asnjë forum përveç grupit parlamentar; ky është momenti i nje fillimi te ri, edhe pse per anëtarin e kryesisë Aldo Bumci kuvendi nuk do te sjelle thyerje ne linjen politike te Partisë Demokratike por do te respektoje traditën e krijuar deri me tani. Forumi me i larte i kuvendit do te votoje edhe ndryshimet ne statut, nje pjese e te cilave kane te bejne me kompetencat e kryetarit te Partise Demokratike. Per mua është pozitive dhe e rëndësishme qe kryetari i cili merr pergjegjesine per fitoren e zgjedhjeve duhet te kete edhe autoritetin e vet dhe te drejtat e tij. Te shtunën ne orën 10.00 kuvendi i PD do te nise me strategjinë e opozitës e cila do te lançohet nga kryetari Lulzim Basha, nderkohe qe pritet te marrin fjalën edhe 53 kryetaret e degeve te pd, deputete, përfaqësues te shoqërisë civile dhe nga bota akademike. Te shtunën pritet gjithashtu qe te votohen edhe ndryshimet ne statut, ndërkohë qe te dielën 7500 delegatet e kuvendit do te votojne ne nje liste me 300 kandidate per 150 anëtaret e Këshillit te Ri Kombëtar.