Zef Preçi: Aplikimet për anëtare bordi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Gara për përzgjedhjen e guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë është kthyer në një konkurs mes institucioneve, si kryeministria edhe presidenca kanë hapur aplikimet online për plotësimin e vendeve bosh në Këshillin Mbikëqyrës. Por ekspertët këmbëngulin që guvernatori i ri duhet të jetë një produkt i konsensusit mes mazhorancës dhe institucionit të presidencës? Zef Preçi thotë që procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të këshillit mbikëqyrës duhet të jetë më transparent sa i përket kritereve të kandidatëve. Ligji për Bankën e Shqipërisë ka kritere të cilat mund t?i plotësojnë 3000 ose 4000 shqiptarë, atëherë kjo mund të verë ne pikëpyetje emrat e kandidatëve të cilët mazhoranca kërkon për t?i bërë guvernator. duhet të ketë kritere më të qarta. Ekspertët kërkojnë që procesi i emërimit të një guvernatori të ri të mos sjellë konflikt mes institucioneve në Shqipëri por të rikthejë besimin në institucionin e Bankës Qëndore. për ta, të njëjtën gjë duhet të shohin edhe anëtarët e mbetur në këshillin drejtues. ?Përveç përgjegjësisë penale duhet që të ketë edhe përgjegjësi morale. në këtë rast e dëshirueshme do të ishte që edhe anëtarët e mbetur në këshill të shihnin pozicionin dhe përgjegjësinë morale të postit që kanë mbajtur në bankë?. Kushtetuta i njeh presidentit të drejtën e emërimit të drejtuesve të organeve kushtetuese, në këtë rast të guvernatorit. Nga ana tjetër ligji për Bankën e Shqipërisë e kushtëzon këtë përzgjedhje të tij brenda njërit prej anëtarëve tw bordit tw cilwt nuk vijnw nga presidenti. Kjo ka bërë që të hapen njëkohësisht dy konkurse paralele për zgjedhjen e emrit të guvernatorit të ardhshëm. E sigurte është që të dy institucionet do të dalin me lista me vete emrash. Përplasja mes këtyre dy listave rrezikon të zvarrisë procesin.

Easy Viral Banner Traffic