http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas miellit, Ministria e Bujqësisë do te rrisë normat ushqimore edhe ne produktet e tjera jetike, si qumështi, vaji apo sallamerite. Debati i madh mbi nivelin e ulet te proteinës ne miellin qe importohet ka nxjerr ne pah mangësinë e rregullave, qe aplikohen. Ne nje interviste per Vizion Plus Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti thotë se janë ende ne fuqi standardet e vitit 1987?fakt ky i cili konfirmon dilemat e qytetareve lidhur cilësinë e produkteve qe konsumojnë. Por, sfida me e madhe është se si do te kontrollohet tregu nga shmangja e abuzimeve. Per ministrin kontrolli do te kryhet qe ne kufi për te parandaluar shpërndarjen e tij ne treg. Malli qe ne orgjinë kontroll faturat fiktive do te ndëshkohen penalisht pasi quhet mashtrim etj etj. Ky debat lindi si pasoje e miellit te importuar, i cili kishte nje përmbajtje proteinike ne masën 7 %, ndërkohë, qe standardi europian e ka dyfish me te larte. Ndaj ministri firmosi urdhrin per te rritur këtë nivele ne 12.5 %. Urdhri i Ministrit te Bujqësisë do te nise te zbatohet nga data 1 tetor.