http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca ka miratuar buxhetin e rishikuar për vitin 2014, nje ndryshim ligjor ky qe per kryeministrin Edi Rama përben rezultatin e pare te reformave te qeverise. Para deputeteve te shumicës Rama ka theksuar se ne keto muaj te mbetur te vitit qeveria do te investoje me shume ne sektorë jetike per te ndryshuar Shqipërinë ne përputhje me angazhimet e dhëna para elektoratit. Sipas Rames ne këtë vit, megjithe vështirësitë ekonomike qeveria shleu borxhet ndaj kompanive te ndërtimit te krijuara nga e djathta. Para deputeteve Rama ka listuar te gjithë sektorët qe përfitojnë nga rishpërndarja e te ardhurave, nga investimet ne rruge, tek shkollat, Xhamia e Madhe e Tiranës e deri tek fondet për gjelbërimin.