http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur u kane mbetur vetëm katër dite afat për transferimin e studimeve, studentet e universitetit te mbyllur ?Vitrina? i janë drejtuar protestave. Ne mungese te listes se notave dhe numrit te matrikullimit qe i njeh zyrtarisht si studente, ata janë mbledhur para Kryeministrisë. Me thirrje te ndryshme ata kane kërkuar nga qeveria zgjedhje për problemin e tyre qe u rrezikon humbjen e viteve te shkollës. Një dite me pare ministria e Arsimit Lindita Nikolla premtoi zgjidhje per ata studente te cilët nuk po tërheqin dot listën e notave nga Universiteti i mbyllur. Por nuk dihet se çdo te ndodhe me qindra te tjerë qe institucioni privat ?Vitrina? nuk i ka regjistruar fare si studente duke mos i pajisur me numrin e matrikullimit. Ky numër është unik për çdo student dhe pa te nuk njihesh nga Ministria e Arsimit, pavarësisht viteve te shkollës apo shpenzimeve qe mund te kesh bere ne institucion privat. Vetem pak dite me pare Ministria e Arsimit ka kallëzuar penalisht institucionin ?Vitrina? si dhe drejtorin e përgjithshëm te këtij Universiteti, administratorin dhe rektorin. Ministria e Arsimit ka kërkuar fillimin e procedimit penal për tre akuza ?Shpërdorim detyre? ?Mashtrim? dhe ?Vetëgjyqësi?Gjatë procesit të kontrollit të ligjshmërisë u konstatuan se Shoqëria Tregtare ?Vitrina? Sh.P.K.., dhe shtetasit që administrojnë veprimtarinë pranë saj, mendojmë se kane konsumuar element të veprave penale të kryera për më shumë se një herë dhe në dëm të shumë personave.1. Regjistrimi i studentëve në kushtet e mashtrimit për më shumë se një herë dhe në dëm të shumë personave, pa pasur të drejtën e ushtrimit të aktivitetit përkatës.2. Lëshimin e diplomave në kushtet e mashtrimit për më shumë se një herë dhe në dëm të shumë personave, pa pasur të drejtën e ushtrimit të aktivitetit përkatës.3. Mos hartimin dhe mos mbajtjen e rregullt të regjistrave themeltar të studentëve sipas përcaktimeve të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.4. Mos ndjekjen e procedurave ligjore, për pajisjen me numra matrikullimi të studentëve të regjistruar pranë IAL-së ?Vitrina?.Burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë te ditur se janë ne fazën e verifikimit te akuzave te ngritura nga Ministria e Arsimit.