Bashkohen dosjet për Fullanin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hetimi ndaj ish-Guvernatorit Ardian Fullani i akuzuar për shpërdorim detyre, pas vjedhjes e 713 milion lekeve nga Banka e Shqipërisë, do te bashkohet me hetimin e nisur nga Prokuroria per abuzimet me fondet ne këtë institucion. Kjo dosje ishte nen shqyrtim pas kallëzimit te bere nga Kontrolli i Larte i Shtetit pak muaj me pare dhe përfshin blerje objektesh, rikonstruksione godinash dhe marrje me qira te ambienteve nga banka. Ne këtë mënyrë Fullani ndahet nga te pandehurit e tjerë, te akuzuar për vjedhjen ne thesar. Por burime nga grupi hetimor thane për Vizion Plus se kjo procedure mund te ndiqet për disa te pandehur te tjerë. Te mërkurën, prokuroret i kane komunikuar te pandehurit Klevis Bejtja, nipit te Ardian Bitrajt, akuzën e re, për ?vjedhje bankash ne bashkëpunim?. E njëjta akuze pritet t?u komunikohet edhe dy te pandehurve te tjerë Mimoza Bruzia dhe Ardian Bitrajt, te cilet pritet te shkojnë te paret per t?u gjykuar. Nga ana tjetër ka nisur një hetim edhe për mënyrën se si është kryer auditi nga Banka Qendrore, i cili konkludoi se ishin vjedhur 713 milion lekë. Prej ditësh disa eksperte kontabël te kontaktuar nga organi i akuzës po ribëjnë auditin në departamentin e thesarit, pasi dyshohet se shuma mund te jete me e madhe. Sipas akuzës, shifra e cila do të dalë nga rinumërimi i Prokurorisë, pritet të sjellë zhvillime të reja.