http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje analize koronarografie, ndërhyrje bypasi apo dializa tashme do te bëhen falas edhe ne spitalet private. Ministria e Shendetesise ka nisur procedurat per blerjen e 10 paketave te shërbimeve per te cilat pacientet presin me muaj te tere ne shtet qe t`ju vije radha. Por kete here jo me, me çmimet e vendosura nga privatet, por sipas kostove te llogaritura nga fondi i sigurimeve te kujdesit shëndetësor. Spitalet private duhet te plotësojnë me pare nje liste me kritere, sipas shërbimit qe ofrojnë, duke nisur nga funksionimi i urgjencave 24 oreshe, autoambulancave, shtretër te dedikuar pacienteve qe vijne nga shteti etj. Nese fondi i sigurimeve shëndetësore vlerëson se spitali plotëson kushtet e vendosura, kontrata lidhet brenda 10 ditesh, duke e bere kete proces te prekshëm nga pacientet per nje kohe te shkurtër.