“Gjuha blu” në të gjithë vendin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qindra mostra te dyshuara për ?gjuhen blu?, nga 500 fshatra te vendit, po analizohen ne Laboratorin e Institutit Veterinar. Sëmundja po përhapet me shpejtësi dhe deri tani numërohen 1300 bagëti te ngordhura. Drejtori i institutit na pohon se pavarësisht se nuk është kapur asnjë rast bagëtie e infektuar qe te këtë shkuar për tregtim, konsumatorët duhet te kenë parasysh disa detaje kur blejnë mish. Edhe pse sëmundja përqendrohet tek bagëtitë e imëta, lopa është nje nga mbartësit kryesore te saj. Temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen e sëmundjes qe ka si vektor mushkonjën. Tashme nuk ka asnjë zone te vendit te paprekur nga ?gjuha blu?.Rritja e numrit te kafshëve te sëmura, lidhet edhe me deklarimin me te madh te fermerëve, pasi mësuan se do te kompensohen. Kompensimi behet ne baze te kilogramëve te mishit me çmimin e nje muaji me pare ne zonën ku ndodhet ferma.Ditët ne vijim pritet rritje e numrit te kafshëve te infektuara, pasi ne laborator po testohen edhe 1300 mostra te tjera te dyshuara për ?gjuhen blu?.

Free Traffic Exchange