Studentet e Universiteteve private nuk gjejnë dot zgjidhje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Studentet e Universiteteve te mbyllura protestojnë para Ministrisë se Arsimit. Ne mungese te dokumentacionit qe u mundëson transferimin e studimeve ne publik, por dhe institucione te tjera, ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve qeveritare per zgjidhje. Prej pese vjetësh, Erjona nga Lezha ka qene studente e Mjekësisë se Përgjithshme ne një Universitet privat. Sot ajo dhe shume studente te tjerë nuk kane dokumentet e duhura qe te vërtetojnë këtë fakt. Edhe pese dite afat kane studentet e Universiteteve te mbyllura private per te transferuar dosjet ne institucionet e tjera te arsimit te larte. Zv/dekani i Fakultetit te Mjekësisë Xheladin Dracini deklaron se studentet qe nuk kane listën e notave dhe numrin e matrikullimit nuk mund te aplikojnë per vijimin e studimeve ne publik. Ndërkohë nje komision i posaçëm ne Fakultetin e Mjekësisë, ka bere ekuivaletimin e programeve mësimore. Nga ky proces ka rezultuar se studentet e Universiteteve private nuk kane kryer 60% te orëve te mësimit, qe i përket lendeve klinike dhe praktikes ne spital. Kjo do te thotë se një student i privatit i vitit te peste apo te gjashte, mund te humbe dy deri tre vite shkolle nëse rinis studimet ne publik. 29 shtatori është afati i fundit per dorëzimin e dosjeve ne institucionet ku studentet e Universiteteve te mbyllura kërkojnë te transferojnë studimet. Ndërsa ne 10 tetor do te shpallen kuotat e pranimit për ta.

Free Traffic Exchange