Audit kompanive të naftës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompanitë e mëdha të cilat shfrytëzojnë naftën e nëntokës shqiptare po i nënshtrohen një procesi auditi nga shteti. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, i cili gjatë Kongresit të 20 ?Karpato ? Ballkanik? tha se synimi është që të identifikohet vlera që ka nëntoka shqiptare, fitimi i kompanive që e shfrytëzojnë atë dhe si përkthehet kjo pasuri në taksa. Deri më sot kontributi në buxhetin e shtetit, i dy firmave kryesore të cilat kanë të drejta ekskluzive në kërkimin dhe shfrytëzimin e zonave naftëmbajtëse ka qënë i papërfillshëm. Ministri Gjiknuri tha se 15 vendburimet e reja të naftës që janë zbuluar do t?u jepen kompanive të mëdha dhe i gjithë procesi do t?i nënshtrohet rregullave transparente. Sipas tij, edhe vendburimet të cilat nuk po shfrytëzohen si duhet do të nxirren sërish në shitje. Deri më sot në pjesën e tokës shqiptare dy janë kompanitë të cilat kërkojnë dhe shfrytëzojnë naftën e vendit: ?Bankers Petrolium? dhe ?Stream Oil?. Këto dy firma nuk kanë derdhur në buxhet asnjë lek në formën e tatimit mbi fitimin pasi deklarojnë dalin me humbje. Ne bilancet e tyre figuron se bëjnë me shume investime nga sa kane fitimin.. Vetëm gjatë 2013-ës vlera e eksportit të naftës nga Shqipëria kapi vlerën e gjysmë miliardi dollarë.

Free Traffic Exchange