Hetimet për shpërthimin në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shpërthimi i godinës katërkatëshe një natë më parë pranë mbikalimit të Fllakës në Durrës nuk ka ende një autor. Pas konstatimit se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një sasie eksplozivi në ndërtesën e papërfunduar efektivët e policisë kanë marrë në pyetje disa banorë të zonës dhe fqinj të familjes. Zbardhja e ngjarjes bëhet më e vështirë edhe pas dëshmisë së dhënë nga pronari i saj Fatri Neza se familja e tij nuk ka asnjë konflikt për pronën apo probleme të tjera që mund të ketë nxitur vënien e lëndës shpërthyese. Madje ai ka pohuar se autorët mund të kenë ngatërruar shënjestër. Nga shpërthimi banesa ka pësuar dëme të konsiderueshme si plasaritje të mureve dhe thyerjen e xhamave dhe vetratave që ishin ndërtuar në pjesën veriore të saj. Ndërtesa me sipërfaqe 400 metër katror ka kushtuar më shumë se 25 milion lekë të reja dhe ishte ndërtuar nga pesë vëllezërit Neza, katër prej të cilëve emigrantë në Angli.