Publikohet videoja e incidentit në Parlament - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Publikohen pamjet qe tregojnë deputetin e Partisë Socialiste Arben Ndoka, i cili godet me grushta kolegun e tij te Partisë Demokratike, deputetin Gent Strazimiri, ne nje nga korridoret anësore te parlamentit.Videoja e incidentit qe është bere shkak edhe per braktisjen e Kuvendit nga Partia Demokratike, tregon momentet kur deputeti Ndoka i është afruar Strazimirit, teksa ky i fundit po fliste ne telefon. Pasi e ka tërhequr prej xhakete dhe kane shkëmbyer dy fjale, Ndoka e ka goditur dy here ne fytyre Strazimirin. Ne pamjet e bëra publike tregohet gjithashtu ndërhyrja e punonjësve te sigurisë dhe disa deputeteve te ndodhur ne korridor, qe kane bere te mundur largimin e Ndokes. Por, teksa palët ishin ndare dhe Strazimiri ndodhej pranë derës qe te çon ne sallën e seancave plenare, ai është goditur nga mbrapa me dore nga deputeti tjetër socialist Pjerin Ndreu. Kaosi ka vijuar edhe për pak sekonda, e me pas palët janë ndare. Pikërisht mbi këto pamje te siguruara nga kamerat e sigurisë se Kuvendit, Prokuroria ka zbardhur plotësisht ngjarjen dhe ka marre nen hetim dy deputetet socialiste.