KLD, shkarkimi i anëtarëve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sot pasdite Komisioni i Ligjeve do te nise procedurën per shkarkimin e 2 anëtareve te Këshillit te Larte te Drejtësisë, nënkryetarit Elvis Çefa dhe anëtarit Lulzim Lelçaj. Ne kete mbledhje Taulant Balla dhe Alfred Peza ne emër te 39 deputeteve nismëtare do te sqarojnë arsyet qe motivojnë kërkesën per shkarkim; ndërkohe qe kuvendi ka thirrur ne seance dëgjimore edhe 2 anetaret e KLD per te paraqitur qëndrimin e tyre ndaj kerkeses. Vete kreu i grupit parlamentar socialist Gramor Ruçi nga Fieri ka sqaruar se shumica eshte ne te drejten e saj te kerkoje shkarkimin e anëtareve te KLD te zgjedhur nga kuvendi kur ata nuk respektojnë ligjin e kushtetutën. Te enjten seanca pritet te miratoje raportin e komisionit te ligjeve e me pas te ngrihet nje komision hetimor per 2 anëtaret e KLD i cili do te nxjerre konkluzionet nese do te shkarkohen apo jo Çefa dhe Lelçaj.

Free Traffic Exchange