Kush e “paguan” vjedhjen në BSH? - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
713 milion leket e vjedhura ne thesarin e bankës do te përballohen serish nga buxheti i shtetit, pra nga taksapaguesit. Ndonëse ky është një proces rutine qe ndiqet edhe ne rastet kur nëpunësit abuzojnë me fondet publike, kreu i Komisionit te Ekonomisë kërkon qe kjo te mos ndodhe. Erjon Braçe ka kërkuar qe banka e shtetit te mos ule fitimin qe i jep buxhetit, por ta përballojë shumen duke ulur shpenzimet e tepërta te punonjësve te bankës. Deri me tani nuk ka ende një vendim se si do te procedohet me tej, nëse qeveria do te pranoj kërkesën e Bankës se Shqipërisë per te ulur fitimin, apo do t?i kërkohet asaj te ule shpenzimet. Nder vite nëpunësit qe vjedhin leket e buxhetit te shtetit dhe qe faktohen si te tille nga Kontrolli i Larte i Shtetit përballen me masa administrative e penale, por thuajse asnjëherë demi financiar i shkaktuar nuk është përballuar nga ata, por vetëm nga shteti.