Universitet si firmë piramidale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një universitet i tere ka funksionuar prej vitesh si firme piramidale. Skandali është zbuluar pas mbylljes se këtij institucioni privat, kur studentet nisen te aplikojnë për transferimin e studimeve. Edhe pse kane paguar çdo vit tarifën financiare, studentet janë inekzistente jo vetëm ne amzat e universitetit privat por edhe ne ministrinë e arsimit. Dhjetëra te rinj nuk figurojnë ne regjistrat baze, nuk kane numër matrikullimi qe i njeh zyrtarisht si studente dhe as nuk u lëshohet lista e notave nga institucioni privat. Studentet kryesisht te degëve te mjekësisë kërkojnë zgjidhje nga ministria pasi rrezikojnë te humbin viteve e kryera te shkollës. Zv ministri i arsimit Arbër Mazniku pohoi se dosjet e studenteve te tërhequra nga ministria kane probleme dhe mangësi te theksuara ne dokumentacion. Zoti Mazniku shtoi se ministria nuk ka përgjegjësi për ketë situate e cila mund te zgjidhet ne rruge gjyqësore vetëm nga studentet. Rreth 6 mije studente te universiteteve te mbyllura private janë ne pritje te transferimit te studimeve. Fakultetet publike janë duke kryer ekuivalentimin e programeve dhe kreditove. Nëse ato nuk përputhen, studentet e institucioneve private mund te japin provime shtese madje dhe te humbin disa vite shkolle.Jo të gjithë studentet e institucioneve private do te hyjnë ne universitete publike. Një pjese e tyre nuk kane kryer gjimnazin dhe nuk kane diplomën e shkollës se mesme. Te tjerë nuk figurojnë si studente, ndërsa pjesa e mbetur do ti nënshtrohet edhe kriterit te notes mesatare. Ndërkohë ne datën 10 tetor pritet te shpallen kuotat e pranimeve te këtyre studenteve ne shkollat e larta publike.