http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Plagosja e nxënëses 16-vjeçare një dite me pare nga nje adoleshent, ne shkollën e fshatit Gjorm te Vlorës, ka detyruar autoritetet arsimore te qytetit te marrin masa per rritjen e sigurisë. Ato do te shtrihen ne te gjitha shkollat 9-vjeçare dhe ato te mesme. Krimi me arme zjarri ne ambientet e shkollës ka bere qe ne fokus te jete pikërisht siguria brenda këtyre institucioneve arsimore, duke bashkëpunuar kryesisht me policinë. Nje dite me pare, Ministria e Arsimit pushoi nga puna drejtoreshën e gjimnazit te fshatit Gjorm si dhe mësuesen kujdestare dhe atë te lendes për shkelje ne detyre. Ato mbajnë përgjegjësi per ngjarjen e rende ne shkollën e tyre, ku i riu qëlloi me pistolete ne koke adoleshenten, e cila fatmirësisht vetëm u plagos, duke qene jashtë rrezikut per jetën.