Taksat e kompanive minerare - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse sektori minerar ka evazionin më të madh në ekonominë shqiptare, këto biznese sërish kërkojnë ulje të taksave. Në një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Shoqata e Investitorëve të huaj ka kërkuar që qeveria shqiptare të rishohë taksën që ata të cilët shfrytëzojnë pasuritë e nëntokës paguajnë në formën e rentës minerare. Argumenti i tyre është se rritja e kësaj takse deri në masën 15% mund të largojë investitorët e huaj nga Shqipëria. Por deputetët nuk kanë pranuar që të ketë ulje të taksave. Sadri Abazi tha se nuk do të votonte kurrsesi një ligj i cili pasuron bizneset e të huajt dhe varfëron shtetin dhe qytetarët.Kompanitë e mëdha të cilat kërkojnë dhe shfrytëzojnë nëntokën shqiptare për shumë vite me radhë raportojnë përpara organeve tatimore që dalin me humbje, duke iu shmangur kështu tatimit mbi fitimin. E vetmja taksë që buxheti i shtetit ka arritur të sigurojë për qytetarët e tij nga pasuritë kombëtare është renta minerare, e cila çuditërisht këtë vit edhe pse ka qenë një nga taksat që pati rritje po mblidhet më pak. Të dhënat e 8 muajve të parë të vitit tregojnë se të ardhurat nga renta janë 500 milion lekë më pak se një vit më parë. Pjesën më të madhe të kontributit këtu e kanë kompanitë që nxjerrin lëndë djegëse.