Korçë, Festivali i Komedisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një formë ndryshe interpretimi dhe vendosjeje në skenë e sjellë në festivalin Mbarëkombëtar të Komedisë në Korçë ka fituar çmimin e parë. Komedia ?Gjymtimi? e interpretuar nga trupa e aktorëve shqiptar të Shkupit ka marre vlerësimin e jurisë per shkak te veçantisë ne forme dhe përmbajtje. Me këtë komedi ka fituar çmimin si aktorja më e mirë Mejlinda Kostumoviç dhe aktori më i mirë Lulian Ahmeti, në rolin kryesor. Të tjera çmime shkuan edhe për artistë të njohur vendas. Robert Ndrenika ka fituar çmimin e ?Karrierës?, kurse regjia më e mirë i takoi Ilir Vokshit. Përgjatë nje jave në skenën e teatrit ?Aleko Prodani? janë ngjitur 13 trupat me te mira nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. shfaqje te cilat jane ndjekur nga nje numër rekord spektatoresh.