Një dite pa (me) makina - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka 5 vite qe motoja e lëvizjes pa makina është bere e njohur edhe ne Shqipëri. 22 shtatori ne vitet e shkuara ka pasur nje lloj reflektimi me te madh nga qytetaret duke i lëne per nje dite te vetme makinat e tyre, e duke lëvizur me biçiklete ose ne këmbe, per te ruajtur keshtu mjedisin nga dioksid i karbonit qe çlirojnë makinat.E meqe nuk funksionon ne mënyrë vullnetare, ne oret e pasdites sheshi Skenderbej do te jete i bllokuar per disa ore per te realizuar keshtu ne shenje sensibilizimi nje gare me biçikleta. Ndërsa Ministria e Mjedisit ka organizuar nje sere takimesh me nxenesit e shkollave 9-vjeçare per nje sensibilizim me te madh, te femijeve ndaj mjedisit. Para oborrit te shkollës ?Jeronim de Rada ? u mboll edhe nje peme, si mesazh per rritjen e vëmendjes ndaj hapësirave te gjelbra. Dita e lëvizjes pa makina, eshte finalizimi i javes europiane te lëvizshmërisë, ku edhe kosova eshte sensibilizuar duke bllokuar kështu disa prej rrugëve kryesore qe te çojnë drejt bulevardit.

Free Traffic Exchange