Ndriçim, pa shpenzuar energji - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Thuajse te gjitha rrugët rurale ne vend edhe pse e kane sistemin e ndriçimit, janë ne terr. Kjo dy arsye: ose komunat nuk përballojnë dot faturën e energjisë ose vete banoret dëmtojnë e vjedhin kabllot. Por me aplikimin e nje teknologjie te re synohet eliminimi i këtyre fenomeneve. Per here te pare ne komunën e Vaqarit ne Tirane, ne rrugën ?Prush-Gropaj? është instaluar teknologjia e fotovoltaikeve, ku ndriçimi është i pavarura nga sistemi energjetik. Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar këtë projekt qe i jep zgjidhje problemit te ndriçimit ne akset rrugore.?E para, kjo është energji e gjelbër e plotë që futet. E dyta, do na zgjidhë problemin e tmerrshëm të vandalizmit dhe të vjedhjes së vazhdueshme të kabllove nëpër rrugë. E treta, kjo na zgjidh problemin e shpenzimeve të pushtetit vendor, që praktikisht i ka të detyrueshme dhe që, nga ana tjetër, është një akumulim i madh borxhesh në raport me kompaninë e shpërndarjes, sepse nuk paguajnëPas inspektimit te rrugës, kreu i qeverise është ndalur edhe ne fabrikën e prodhimit te shtyllave fotovoltaike. Sipas kryeministrit Rama teknologji te tilla kane per qellim garantimin e ndriçimit te vazhdueshme dhe pa kosto ne rruget kombëtare dhe ato rurale.?Është shumë e rëndësishme për ne që të bëjmë një transformim të madh në pjesën e ndriçimit në rrugë. U bë qesharake. Gjithandej errësirë nëpër autostrada, gjithë ato investime?.

Free Traffic Exchange