Organizimi perfekt për pritjen e Papës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ishte menduar çdo gjë deri ne detaj. Vizita e Papa Françeskut ne Shqipëri duhet te ishte perfektë dhe te kalonte pa asnjë incident dhe ashtu ndodhi realisht. Si rrallëherë pamja e Tiranës dje ishte ndryshe, duke dhëne një imazh shume pozitiv te kryeqytetit qe ndodhej ne fokusin e gjithë mediave botërore. Kryeministri ia besoi këtë detyre Ministrisë se Brendshme, e cila organizoi dhe bashkërendoi punën e te gjitha institucioneve, derisa ati i shenjte la token shqiptare. Kreu i policisë se shtetit Artan Didi kishte detyrën me te rëndësishme: Te drejtonte operacionin për sigurinë e Papës. Masat nisen qe mbrëmjen e se shtunës. E gjithë policia kaloi ne gatishmëri te përforcuar, ndërsa 2500 forca policore u angazhuan me detyra konkrete, për te siguruar mbarëvajtjen e te gjithë aktiviteteve te planifikuara. Në zonën ku u zhvilluan aktivitetet e parashikuara në agjendë, masat e sigurisë dhe prezenca e punonjësve të Policisë së Shtetit me uniformë dhe civilë, ishte maksimale. Ndërsa u shtuan kontrollet ne te gjitha pikat kufitare per hyrje daljen e personave te dyshimte. Ne pikat kryesore te kryeqytetit u vendosen autoambulanca, çadra, vullnetare me çanta e pika ku shpërndahej ujë. Policia ishte ne gatishmëri për të shoqëruar edhe autoambulancat në rastet e emergjencave. Përveç mesazheve te forta te Papës dhe pranisë se tij historike ne Shqipëri, vizita do te mbahet mend edhe per kurimin deri ne detaj te mikpritjes, për organizimin qe gjeti jehone edhe ne rrjetet sociale, e mbi te gjitha sepse Shqipëria ia arriti qe te përcjellë me imazhin e saj, paqen, harmoninë dhe europianizmin e saj.