http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Thellohet konflikti mes presidencës dhe qeverise. Kreu i shtetit Bujar Nishani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, per ndryshimet ne ligjin per Këshillin e Larte te Drejtësisë. Sipas Presidentit, amendimet e miratuara nga mazhoranca e majte ne daten 1 shtator jane te papajtueshme me kushtetutën, ndaj neni 7 duhet shfuqizuar dhe gjithe ligji duhet pezulluar deri ne nje vendim përfundimtar. Ne kërkesën zyrtare, nënvizohet se neni 7 i kufizon kompetencën Presidentit, cilësinë e Kryetarit të KLD, për të propozuar si Zëvendëskryetar cilindo nga anëtarët e këtij Këshilli dhe i heq të drejtën që i ka dhënë Kushtetuta anëtarëve nga radhët e gjyqsorit për t?u propozuar si Zëvendëskryetar i KLD-së. Kjo e drejte, me ligjin e ri, i takon vete KLD qe te zgjedhe nenkryetar me propozim te kreut te shtetit vetem nje nga anëtaret qe vijne nga Kuvendi. Per Nishanin, ky amendim cenon rende pavarësinë e gjyqësorit. ?Fakti, që ka një përpjekje të menjëhershme të mazhorancës në Parlament për të shkarkuar dy anëtarë të KLD-së të zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë dhe për t?I zëvëndësuar nga të tjerë, por të zgjedhur nga mazhoranca qeverisëse, është e qartë që jemi para një cënimi nga ndërhyrja e mazhorancës parlamentare në përbërjen e KLD-së dhe më tej, në orientimin që medoemos Zëvëndëskryetari I KLD-së të jetë i zgjedhur pikërisht nga tre anëtarët që do të zgjidhen nga kjo mazhornacë parlamentare, duke i kufizuar kompetencat e Kryetarit të Shtetit, duke i hequr të drejtat e ligjshme gjyqtarëve, anëtarë të KLD-së dhe duke vënë nën presion politik organin e krijuar, për të mundësuar ruajtjen e pavarsisë së gjyqsorit dhe mundësuar eficiensën e funksionimit të drejtësisë?. Nishani i sugjeron gjykates kushtetuese qe ti drejtohet Komisionit te Venecias per te marre nje opinion me te specializuar per kete çështje. Ankimi i Presidentit ne Gjykatën Kushtetuese vjen vetem dy dite pasi nje grup deputetesh firmosen kërkesën per shkarkimin e nënkryetarit aktual te KLD Elvis Çefa dhe anëtarit Lulzim Lelçaj. Me heret Nishani e ktheu ligjinn ne Kuvend, por ai miratuar serish pa asnjë ndryshim nga mazhoranca.