http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
11 orët e qëndrimit të tij në tokën shqiptare do të mbahen mend gjatë në historinë tonë. Në 19.45 minuta makina e Papa Françeskut ka nisur udhëtimin e kthimit për në aeroportin ?Nënë Tereza?, duke i dhënë fund kështu një vizite te paharrueshme.Makina e tij është ndalur dhe kreu i Vatikanit është kthyer edhe njëherë për të parë Shqipërinë, tokën e shumë besimeve e pak përplasjeve. Protokolli i shtetit edhe kësaj here ka qënë në gatishmëri të plotë për t?i dhënë Atit të Shenjtë me përpikëri mundësitë që të bëjë ceremoninë e fundit për të përshëndetur drejtuesit e shtetit shqiptar e për të dhënë edhe një bekim të fundit. Pas disa çastesh bisede me kryeministrin Rama, djali dy muajsh i shefit te qeverise ka marrë bekimin e Papa Françeskut. Para se te ngjitej ne avion Papa është përshëndetur edhe njëherë me kryeministrin dhe zyrtaret e tjerë. E me pas, ai nuk ka harruar te përshëndesë me dore nga shkallet, e me pas edhe nga dritarja e avionit. Në orën 20.00 avioni i Papa Françeskut ka lënë aeroportin e Rinasit, duke fluturuar drejt Vatikanit.