http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ardhja e papës ne Shqipëri nuk kishte si ti anashkalonte edhe emisionit satirik ?Bypass Show?. Por, nëse te gjithë kane fiksuar tek papa si promovues i harmonisë fetare cka ishte edhe qëllimi i vizitës se tij ne vendin tone. Problemi qe na mbetet neve është harmonia politike. Papa tha qe mos harroni gabimet por mos u hakmerreni. Bypasi mesa duket se ka dëgjuar këtë fraze te papës dhe ne vazhdim te emisionit do te na njohe me teknikat qe përdor bota e qytetëruar per te mos harruar gabimet e politikanëve te tyre. Dhe ndërkohë bojkoti vazhdon ne Shqipëri bashke me dhunën ne sport e cila ze nje vend te madh ne kete emision te kësaj dite. Meqenëse po flasim për harmoni atëherë kjo me mire se kudo shihet ne familje dhe dhuna ndaj femres eshte tema baze e këtij emisioni ne pjesën e dyte dhe te trete. Bypassi mori shkas prej nje trajnimi qe u është bere disa djemve te rinj te cilët do te këshillojnë burrat e dhunshme, por sa thelle ne traditën tone shkon metoda e trajtimit te femres brenda familjes dhe cfare ka ndikuar ne teknikat e trajtimit te saj. Bypass ju sjell edhe disa teknika moderne se si ta trajtoni femrën sipas metodave bashkëkohore. Sqarojmë shikuesit se keto metoda nuk jane per ne kushtet e shtëpisë por, vetëm per arsye promocioni. Dhe teksa jemi tek femrat gjykata le ne burg Elivar Golemin dhe nxjerr jashtë Fullanin. Pikërisht ne respektim te te drejtës themelore te gruas shqiptare se burgu nuk është me per burra por per gra.