http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në bodrumin e vjetër të familjes Baba në Shkodër u ruajt një ndër dorëshkrimet më me vlera dhe të përshtatur në shqip nga At Gjergj Fishta, pikërisht komedia e Molierit " Dredhitë e Patukut". Kjo falë përkushtimit të Luigj Babas, një intelektual shkodran i cili e kishte tërhequr atë nga biblioteka françeskane në vitin 1945. Sot i biri, Gjovalini tregon se ruajtja e kësaj vepre ka qenë shumë e vështirë. Kjo pasi në vitet e komunizmit ato ishin të ndaluara. Pas shumë vitesh të fshehur Gjovalini e ka rikthyer këtë dorëshkrim në bibliotekën françeskane ?At Gjergj Fishta? në Shkodër. Në ato vite kjo bibliotekë konsiderohej një Akademi e vërtetë Shkencash, e pa emëruar. Në të numëroheshin më shumë se 20 mijë vëllime. Ndërsa sot aty gjenden vetëm 250 të tilla. Përgjegjësi i bibliotekës At Viktor Demaj është i sigurt se të tjera familje të vjetra shkodrane mbajnë vepra të kësaj biblioteke. Ndaj u kërkon atyre që i kanë ruajtur nga komunizmi t?i rikthejnë librat në arkiv. Falë donacioneve dhe punës së etërve, tashmë në këtë bibliotekë gjenden tekste dhe shkrime origjinale të shekujve XVI-XVII, të cilat mund t?i përdor çdo lexues.