Kosova, entuziazëm për Papën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mediat kryesore të këtij vendi, televizionet dhe portalet online pasqyrojnë qëndrimin e Atit të Shenjtë në Shqipëri. ?Shqipëria, tokë e fisme dhe tokë heronjsh, që kanë flijuar jetën për pavarësinë e vendit.?. Këtë citim të Papa Bergolios mban si titull kryesor radiotelevizioni publik i Kosovës, RTK. Më tej, në të gjitha mediat jepet me detaje çdo hap i vizitës së Papës, që prej mbërritjes së tij në Rinas. Pranisë së kreut të Kishës Katolike në Shqipëri, i gëzohen edhe qytetarët e Kosovës, të cilët shprehin entuziazëm. Kjo vizitë, sipas tyre, i bën krenarë të gjithë shqiptarët kudo ndodhen.Veç gëzimit të shprehur nga qytetarë nga zona të ndryshme të Kosovës, një pjesë e tyre erdhën edhe në Tiranë, për ta ndjekur nga afër meshën e Atit të Shenjtë në Sheshin Nënë Tereza.

Free Traffic Exchange